Menfiz.info

Sara Hoxha është një ndër figurat më të dashura pasi gjithnjë paraqitet e thjeshtë dhe ka një humor mjaft të lezetshëm. Influencerja dhe fituesja e “Dancing with the Stars” është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe shpesh ndan copëza nga jeta e saj me fansat. Ajo tregon rreth udhëtimeve e përditshmërisë si dhe poston video gazmore në platformën “TikTok” duke na dhënë mundësinë ta njohim pak më mirë. Kësaj radhe Sara është kthyer nga “Instagram-i” për të ndarë një shqetësim që ka pasur kohët e fundit me shpresën që ndjekësit e saj do të ndajnë po ashtu eksperiencat e tyre. Mamaja e vogëlushes Poem Blu ka publikuar një video në “InstaStory” ku shprehet se ka pasur probleme me kujtesën. Ajo ende nuk e kupton tërësisht nëse ky fenomen lidhet me shtatëzëninë duke qenë se vajza e saj tani po bën 3 vjeç.

Sara shpjegoi:

“Dua të di sa mama nga ju kanë probleme me memorien. Unë jam shumë rëndë. Jam aq rëndë sa njerëz të afërm më kanë thënë se nuk do të të tregojmë më sekrete sepse ne të tregojmë një sekret dhe të themi mos i thuaj njeriu. Unë sa vjen dikush tjetër i them: ‘Tregoja pak atë muhabetin që më tregove.’ Situata është e rëndë. Nuk e di domethënë, a e kam nga shtatzënia apo nga diçka tjetër. Unë mendoj që e kam nga shtatzënia edhe pse Poi po bën gati 3 vjeç. Diçka nuk shkon këtu.”

Studimet në fakt tregojnë se shtatzënia është e lidhur me harresën. Shumë gra ndajnë shqetësimin se kanë filluar të harrojnë pas lindjes. Një ndër shkaqet mendohet të jetë ndryshimi i vazhdueshëm të niveleve të Estrogjenit. Ai ka një rol të rëndësishëm në ndryshimin e qelizave të sistemit nervor dhe formës së trurit.

Estrogjeni rritet gjatë tremestrit të parë dhe të dytë dhe nis të ulet në tremestrin e tretë. Pas lindjes ai kthehet në nivelet e tij normale, por duke qenë se trupi nuk e ka të lehtë të përshtatet menjëherë, nis të ndikojë në harresë. Shkaqe të tjera që ndikojnë janë ushqimi dhe gjumi i pamjaftueshëm. Kohëzgjatja specifike e këtij fenomeni nuk është i përcaktuar, por zakonisht zgjat deri në një vit pas lindjes.

Shpërndaje: