
Një rrëfim unik dhe emocionues vjen nga një personazh që është përballur me një luftë të gjatë e të mundimshme me një sëmundje të rëndë.
Ylber Trolli është personazhi i cili në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës e ka ndarë rrëfimin e tij për betejën me kancerin tashmë e tre vjet.
Ai i ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët e kanë ndihmuar në luftimin e kësaj sëmundjeje, njofton Klankosova.tv
“Sprova më është shfaqur në pandemi,, në operacionin e parë u identifikova se pata tumor apo kancer, mandej pasuan edhe katër operacione tjera. Kam marrë edhe kimioterapi, te unë pati pak sukses. Tani në fund u detyrova me shku në Turqi që pati sukses”, ka thënë Trolli.
Trolli ka shtuar se akoma është në procedura të shërimit dhe të kontrollit të vazhdueshëm që i duhet.
Ndër detajet tjera që i ka ndarë për publikun ka qenë rrëfimi për punën e tij si taksist për të cilën thotë se është i detyruar ta mbajë për shkak të shpenzimeve të mëdha që i ka nga sëmundja./Klankosova.tv